REZERVIMET

Ju mund të bëni rezervimin tuaj duke përdorur formen në të djathtë 

+383 49 767 030

Balneo-Fototerapia, terapia e vetme në rajon

Artikuj

Balneo-Fototerapia, terapia e vetme në rajon

Arlinda Shoshi

Klientëve të saj, Banja e Pejës tashmë Onix Spa, iu ofron terapinë më të re Balneo-Fototerapi, që është e vetmja në rajon dhe është shumë e rrallë në Evropë.
— http://www.kosovapress.com/sq/shendetesi/balneo-fototerapia-terapia-e-vetme-ne-rajon-96598/

Të gjithë personat që kanë sëmundje të rënda të lëkurës,  tashmë kanë një adresë shprese, kështu tha menaxherja e Onix Spa, Arlinda Shoshi.

Ajo e cilësoi këtë ditë si një sukses për banjën dhe ekipin e saj, pasi që janë zotuar që të punojnë më përkushtim, ta rrisin cilësinë dhe ta shtojnë gamën e tretmanëve.

“Për të shënuar këtë ditë suksesi, jo vetëm për Banjën, por për të gjithë vendin dhe rajonin në sektorin e shëndetësisë, sepse, tani të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet më të rënda të lëkurës, për ata do të ketë një adresë shprese. Ne si Banjë  po punojmë çdo ditë që të përmirësojmë infrastrukturën lokale, por mbi të gjitha ne jemi fokusuar që ta ngrisim stafin shëndetësor dhe të sjellim terapinë më të fundit. Synimi ynë gjithmonë ka qenë ta ngrisim cilësinë, të jemi sa më profesional dhe të kemi një ambient më të ngrohtë”, tha Shoshi.

Shoshi falënderoj doktorët gjerman për kohën e tyre dhe këshillat që u kanë dhënë punonjësve të Banjës, në mënyrë që të kenë sa më shumë cilësi dhe realizime të projekteve të ndryshme për mirëqenien e klientëve.

Kurse,  zëvendëspresidentja e European Spas Assocation, dr. Janka Zalesakova foli për historikun dhe praktikat e Balneo terapisë dhe fototerapisë në Banja. Ajo e cilësoi Banjën Onix Spa me potencial të madh, për shkak të mundësive shëruese që ofron.

“Banja Onix Spa është një banjë me potencial të madh, për arsye të medikamenteve shëruese që posedon ajo, të dy burimeve natyrale të ujit mineral. Njëra përdoret për trajtimin dhe tjetra do të jetë në të ardhmen e afërm, dhe kjo do të ju jep mundësi më shumë, për indikatorë të ri, për shërim në Banjën e Pejës. Këto medikamente natyrore dhe për shërim, janë të rëndësishme për sëmundjet neurologjike, reumatike, fazat pas lëndimeve, sëmundjeve kardiovaskulare. Këtu kemi edhe potencialin për kushtet klimatike, afër maleve, të cilat janë të përshtatshme për trajtimin e banjave”, tha Zalesakova.