Mirësevini
Si qendër atraktive rehabilituese, në historikun e saj ka mbështetje në një traditë të gjatë shumëshekullore, e shfrytëzuar që nga Antika, nga ilirët, romakët, osmanët dhe nga popuj të tjerë të cilëve u rastisi të jenë banorë ose vizitorë të Kosovës, përkatësisht të Dukagjinit.
Qendër Atraktive Rehabilituese
Banja e Pejës, përveç mrekullive natyrore klimatike, që ndihmojnë krijimin e organizmit të shëndetshëm, përmes vlerave të ujërave termo-minerale me fuqi shëruese, rrethohet me rajonin që shquhet qoftë me aspektin turistik, qoftë me atë arkeologjik e kulturor dhe me vlera që shënojnë traditën e popullatës të kësaj ane. Vizitorët e Ilixhes, në të vërtetë shfrytëzuesit e të mirave që i ofron kjo qendër rehabilituese, me të arritur do të ndjehen të relaksuar me ambientin e rregulluar, me parkun e gjerë, shëtitoret dhe klimën adekuate për ata që kanë nevojë rehabilitimi shëndetësor.
ONIX Banja e Pejës
Tashmë është afër për çdo vendbanim të Kosovës, por edhe për vise të tjera jashtë Kosovës si shkak i pozitës së përshtatshme gjeografike që i ndihmojnë edhe rrugët automobilistike, arteriet rrugore që e lidhin me Pejën (12 km.) me Istogun, Mitrovicën dhe qytetet tjera të Kosovës dhe viset jashtë Kosovës. Sipas rrethanave të krijuara pas ndërtimit të autostradës dhe rrugëve të tjera automobilistike.
Apliko për punë
Kandidatët e interesuar, aplikacionin e plotësuar së bashku me kredencialet e tjera mund t'i dërgoni përmes adresës elektronike në info@onixspa.com, ose t'i dorëzoni ato në formë fizike në zyret e objektit Termal, Banjë e Pejës.
Apliko për punë duke shkarkuar AplikacioninAplikacionin