REZERVIMET

Ju mund të bëni rezervimin tuaj duke përdorur formen në të djathtë 

+383 49 767 030

FIZIOTERAPIA

TERAPIA FIZIKALE

Terapia Fizikale është degë e mjekësisë e cila vlerëson, parandalon dhe rehabiliton problemet e aparatit muskulo – skeletik të lindura ose të fituara gjatë jetës, me karakter ortopedik, neurologjik, reumatologjik dhe të tjera, duke përdorur terapitë fizike, teknikat manuale dhe protokollet e rehabilitimit që nevojiten për të rikuperuar funksionin dhe mirëqenien fizike të pacientit.

Fizioterapia daton qysh në kohërat e lashta (460 para lindjes së Krishtit ), ku mjekët e parë si Hipokrati dhe Galenius aplikonin terapinë fizikale, terapinë manuale si dhe teknikat për hidroterapi për t’i trajtuar njerëzit. Terapia fizike modern është themeluar nga fundi i shekullit të 19 –të për shkak të ngjarjeve të cilat kanë pasur një ndikim në një shkallë globale, i cili bëri thirrje për përparimet e shpejta në terapi fizike, ku përfshihet:

Terapia manuale apo terapia me duar, masazhi profesional terapeutik, terapia manipulative etj.

Ergoterapia apo terapia e punës, ku terapueti bën të aftë pacientin të ambientohet në vendin e punës pas ndonjë aksidenti, apo mëson atë të kryej punët e tij të përditshme.

Edukimi ku pacienti edukohet në mënyrë të drejtë për rritjen e kualitetit të jetës dhe për masat preventive për t’ju shmangur problemeve ndaj të cilave është i predispozuar.

Kinezioterapia përfshinë ushtrimet terapeutike të cilat përdoren për përmirësimin apo rikthimin e amplitudës së lëvizjes, forcës muskulare, balancit .

Indikacionet:     

Me terapi fizike trajtohen këto lloj sëmundjesh: patologjitë  e aparatit muskulo-skeletik, sindroma e tunelit carpal, atrofit muskulare, kontrakturat distrasionet, tendinit, cefale – muskulotensive, patologjitë e aparatit skeletik –artriti, artroza, ostroporoza, protuzion diskal, hernie diskale, dëmtimet e miniskusit dhe të ligamenteve, frakturat, alternimet në fazën e rritjes, patologjitë inflamatore, patologjitë neurologjike etj.

Kontraindikacionet:  Të panjohura.

Një ndër vendet ku do mund t’i besoni shëndetin tuaj dhe të jeni të sigurtë se do të trajtoheni nga profesionistë dhe me metodat e aparaturat më bashkëkohore është ONIX SPA, qendra me kualitetin më të madhë mjekësorë në vend, në të cilën ofrohen këto shërbime fizioterapeutike: rehabilitim ortopedik, reumatologjik, neurologjik, kardiologjik, postural, sportiv, masazh terapeutik, vlerësim parësor fizioterapi, gjimnastik grupi për dhimbjet cervikale dhe lumbare etj