HIDROTERAPIA
BANJA TERMOMINERALE
Uji termomineral “SPRING No. 1 “ i regjistruar në sistemin ndërkombëtar të ujërave termal, buron direkt nga thellësia e tokës dhe derdhet direkt në pishinë. Uji është tërësisht natyral dhe nuk trajtohet kimikisht.
Procedura: Aplikohet vetëm me përshkrim të mjekut. Banja në ujë termomineralë aplikohet zhveshur me rroba të pastra banjo në pishinë të ndarë sipas gjinisë apo vaskë individuale. Trupi i tërë apo i pjesërishëm zhytet në ujin termomineral në temperaturë afro 40-43 °C. Koka nuk zhytet në ujin termal. Kohëzgjatja e banjës është prej 3 – 15 minuta sipas përshkrimit të mjekut. Aplikohet vetëm një herë në ditë.
Indikacionet: Banja ndihmon në trajtimin e sëmundjeve:
• muskulo-skeletale
• neurologjike
• gjinekologjike
• urologjike
• kardiovaskulare
• sëmundjeve të lëkurës
• çrregullimet vegjetative
• problemet geriatrike
Kontraindikacionet: Banja mund të ketë kontra efekt tek tumoret malinje.
PIJE PËR KURIM - Uji termomineral “SPRING No.1” (Ca2+, Mg2+ HCO3-)
Uji termomineral i Banjës së Pejës mund të përdoret edhe si terapi e brendshme, si pije për të trajtuar këto sëmundje:
• Sëmundjet kronike inflamatore të traktit urinar
• Parandalimin e gurëve në veshkë
• Sëmundjet kronike inflamatore të zorrëve
• Çrregullimet funksionale të zorrëve
• Diabet melitus -sëmundjen e sheqerit
• Semundjeve dhe ekzema te pankreasit
• Rregullon ritmin e zemrës
• Sistemin nervor
• Përmirëson metabolizimin
• Ngrit imunitetin
INHALIM PËR KURIM - Uji termomineral “SPRING No.1 (Ca2+,HCO3-)
Uji termomineral i Banjës së Pejës përdoret edhe si inhalim për sëmundjet respiratore joturbekuloze, veçanarisht ato ngjitëse dhe alergjike.
BANJA MINERALE E KARBONIZUAR
Uji mineral i karbonizuar “SPRING No.3”, i regjistruar në sistemin ndërkombëtar të ujërave termal, është burimi i tretë i cili është shumë i pasur me dioksid të karbonit (CO₂). Uji është tërësisht natyral dhe nuk trajtohet kimikisht.
Procedura: Aplikohet vetëm me përshkrim të mjekut. Banja në ujë mineralë të karbonizuar aplikohet zhveshur në vaskë individuale. Trupi i tërë apo i pjesërishëm zhytet në ujin natyral mineral në temperaturë prej 33-37 °C . Kohëzgjatja e banjës është prej 10 – 20 minuta sipas përshkrimit të mjekut. Aplikohet vetëm një herë në ditë.
Indikacionet: Banja ndihmon në trajtimin e sëmundjeve:
• kardiovaskulare (sidomos hipertension)
• restaurimin pas trajtimit onkologjik
• sëmundjet gjinekologjike
• urologjike
• sëmundjet musculoskeletal
Kontraindikacionet: Banja e tepërt më shumë se 20 minuta shkakton prodhimin e rritjes së urinës dhe sekretime specifike prioritare të natriumit nga urina - shkurtime të veçanta natriumit.
PISHINA E NOTIT
Pishina e notit ka përmasat gjysmëolimpike 12 x 25m gjatësi dhe 1.35 – 4m thellësi. Temperatura e ujit është sipas standardeve 22-28 °C. Pishina mirëmbahet sipas standardeve , ku bëhet dezinfektimi (klorizimi) dhe filtrimi automatik.
Indikacionet: Noti ulë rrezikun e sëmundjeve kronike, diabetit dhe sëmundjet e zemres.
Kontraindikacionet: Tek personat e ndjeshëm ndaj klorit mund të ndikojë në skuqje të syve dhe irritim të lëkurës.
BALNEO FOTO TERAPIA
Banjë në vaskë minerale me krip të detit të vdekur dhe fototerapi
Procedura: Aplikohet vetëm me diagnostifikim dhe përshkrim të mjekut. Aplikohet zhveshur në vaskën me ujë mineral me krip të detit të vdekur në temperaturë të trupit 37-38 °C. Kohëzgjatja e tretmanit nga 4 -26 minuta. Aplikohet çdo ditë, minimum 2 deri 4 javë.
Indikacionet: Banja ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës të:
• psoriasisekzemat
• aknet
• vitiligo
• dermatitet atopike
• prurigo nodularichthyosis
• pityriasis versicolor
• lichen planus.
Kontraindikacionet: Të panjohura