REZERVIMET

Ju mund të bëni rezervimin tuaj duke përdorur formen në të djathtë 

+383 49 767 030

REFLEKS TERAPIA ME INJEKSIONE GAZI TË CO2

REFLEKS TERAPIA ME INJEKSIONE GAZI TË CO2

Kjo terapi e lashtë me traditë mbi 100 vite, gjeneza e së cilës buron nga Franca, ku aplikohet në shumë banja të evropës. Kjo terapi aplikohet edhe në këtë Banjë dhe është e vetmja në rajonin e ballkanit.

Kjo terapi është lloj “akupunture” ku punktohet me gjilpërë nën lëkurë (subcutan) në pikat e dhimbjes me dioksid karboni në formë të gazit CO₂.

Procedura:             

Punktimi gjegjësisht injktimi nën lëkurë është pa dhimbje apo me dhimbje fare të lehtë. Tretmani është tërësisht natyral andaj edhe nuk ka efekte të mëdha anësore. Ky tretman zgjatë jo më shumë se një minutë, mirëpo ka efekte shumë pozitive të menjëherëshme dhe afatgjate.

Indikacionet:         

Terapia ndihmon shumë tek:

• të gjitha sëmundjet reumatike
• ischemike
• këmbët diabetike
• dhimjet e muskujve
• qafës, dorës
• dhimbjet kronike të shpinës
• këmbës
• ndryshimet në enët e gjakut
• problemet e qarkullimit të gjakut në duar dhe gishtërinjë
• të gjitha dhimbjet e kokës me natyrë të ndryshme
• ndryshimet e qarkullimit të gjakut në këmbë
• venat në këmbë komplikacionet e tyre
• gjendja pas sulmit në zemër dhe sëmundjet koronare të zemres
• gjendja pas sulmit në tru
• çrregullimet seksuale me origjinë vaskulare
• çrregullimet e ciklit menstrual e disa
• sëmundje tjera gjinekologjike.

Kontraindikacionet:       

• Mungesë e faktorit të koagulimit të gjakut (Hemofilia)