OKSIGJEN TERAPIA
OKSIGJEN TERAPIA
Procedura:
Aplikohet përmes sondës nasale e cila sjell oksigjenin në vrimat e hundës. Okigjeni kalon nëpër ujë për të parandaluar tharjen e rrugëve të frymarrjes. Ky tretman zgjatë së paku 1 (një) orë ulur. Preferohet të lexoni, ndëgjoni muzik apo aktivitet tjetër jofizik për tu relaksuar.
Indikacionet:
Oksigjeni ndihmon shumë te të gjitha sëmundjet respiratore, bronkitet obstruktie, asmat bronkiale, emfizemat pulmonare, kanceri i mushkërive, ndihmon në uljen e frekuencës së sulmeve nga Angina Pectoris, te gjendjet pas Infraktit të myocardit, pas trajtimit me kemioterapi, rrit imunitetin, rregullon qarkullimin e gjakut, rrit kondicionin nga stresi i punës së përditshme, rrit kondicionin para stresit të parashikueshëm intensiv fizik ose psikik (operacionet, shfaqjet artistike, politike apo sportive). Rrit kondicionin pas stresit intenziv për të ndaluar pasojat si (rreziku nga infarkti i myokardit jo vetëm te moshat e vjetra por edhe te ato më të reja). Përmirëson fenomenet degjenerative në zonën e syrit, ndikon në sëmundje të caktuara të mëlqisë si dhe në detoksimin e mëlqisë, përmirëson qarkullimin e gjakut në gjymtyrë (te Claudicatio), zvoglon intensitetin e dhimbjeve te migrena, përshpejton shërimin e plagëve.
Kontraindikac: Nuk janë të evidentuara